Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mbështetjen për kategoritë e dala nga lufta.
Ai tha se premtimet e Kurtit në këtë drejtim nuk janë bindëse dhe i cilësoi si pjesë të fushatës zgjedhore, duke përmendur, sipas tij, mungesë të realizimit të zotimeve gjatë qeverisjes.
Haradinaj akuzoi qeverinë se nuk ka adresuar kërkesat e veteranëve dhe se ka ndikuar në “demonizimin” e tyre, duke theksuar se deklaratat e fundit duhet parë me skepticizëm./EO/




