Kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu ka mbajtur një konferencë për media, ku ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kryeziu tha se Kurti “nuk mund të jetë edhe moralist edhe mashtrues”, duke e akuzuar për dëme në ekonomi dhe për largim të punëtorëve nga vendet e punës.
Ai përmendi mbyllje biznesesh dhe humbje të mijëra vendeve të punës, duke pretenduar se situata ka ndikuar edhe në emigrimin e qytetarëve.
Gjatë konferencës, ai kritikoi edhe disa politika shtetërore, përfshirë çështje që lidhen me bizneset dhe regjistrimin e popullsisë, duke ngritur pyetje rreth rolit të qeverisë në këto procese./EO/




