Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ku ka konfirmuar mbështetjen për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në emisionin “Pressing” në T7, Limaj tha se ka momente kur duhen marrë vendime të rëndësishme politike, duke shtuar se ky bashkëpunim është në interes të procesit zgjedhor dhe të vendit.




