Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas raportit, janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 1,892 tiketa trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 11 persona, 6 janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.




