Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se në konferencën ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian që mbahet nesër në Bruksel, pritet të konfirmohet përmbyllja e fazës hyrëse të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në një aktivitet me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Durrës, Rama tha se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord dhe tashmë është gati për fazën e mbylljes së tyre.
Ai theksoi se sipas kalendarit me Komisionin Evropian, synimi është që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë brenda vitit 2027, duke shtuar se Shqipëria është sot më afër se kurrë integrimit në BE.
Rama u shpreh gjithashtu se Partia Socialiste do të ketë rol vendimtar në procesin e anëtarësimit, ndërsa foli edhe për historinë dhe orientimin politik të saj, duke theksuar lidhjen me vlerat antifashiste dhe refuzimin e komunizmit.




