Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Reforma në Ngërç”, duke vlerësuar se Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026 është larg objektivave të saj dhe po zbatohet me vonesa e mungesë koordinimi.
Sipas IKD-së, shumë masa të parapara nuk janë realizuar, ndërsa disa ligje janë miratuar pa u harmonizuar me strategjinë. Po ashtu, është theksuar mungesa e planit të veprimit gjatë vitit 2024 dhe zbatimi i pjesshëm i reformave në sistemin e drejtësisë./EO/




