Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kanë vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku u pritën nga kryeshefi Kushtrim Hodaj.
Gjatë vizitës u diskutua për rolin e IPK-së në forcimin e integritetit brenda Policisë së Kosovës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë. U theksua se trajtimi i ankesave dhe hetimeve ndaj shkeljeve disiplinore ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies.
Zyrtarët e qeverisë vlerësuan punën e IPK-së në gjithë territorin e vendit dhe u zotuan për mbështetje të mëtejshme në fuqizimin e kapaciteteve të saj.




