Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Inspektoratin Policor të Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit të qytetarëve në institucione.
Kurti tha se vitet e fundit IPK-ja ka rritur efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve dhe është shndërruar në një adresë të besueshme për raportimin e shqetësimeve ndaj policisë.
“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe më shumë besim për qytetarët”, u shpreh ai.
Ai shtoi se IPK-ja ka zgjeruar praninë institucionale në gjithë Kosovën, përfshirë edhe katër komunat në veri, duke rritur qasjen dhe barazinë për të gjithë qytetarët.




