Në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bec është zbuluar pllaka përkujtimore e Dr. Rexhep Tafës, mjekut që dha një kontribut të çmuar dhe sakrifikoi për lirinë.
Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook vlerësoi figurën e Dr. Tafës si dhe sakrificën e tij gjatë periudhave të vështira të luftës.
Ai theksoi se Dr. Tafa, së bashku me Bekim Tafën, sot invalid i luftës, kanë ndihmuar të plagosurit duke rrezikuar jetën e tyre.




