Sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026 në Kosovë. Fushata do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 07:00 të mëngjesit, kur hapen vendvotimet.
Njohës të rrethanave politike në vend vlerësojnë se edhe kjo fushatë pritet të jetë e ngjashme me ato të mëparshmet, me gjuhë të ashpërsuar dhe mungesë të ofertave konkrete programore.
Analistët politikë Artan Muhaxhiri dhe Mazllum Baraliu kanë theksuar se partitë duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e gjuhës dhe të ofrojnë programe më serioze për qytetarët.
Sipas të dhënave të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 2 milionë qytetarë, ndërsa në garë për 120 ulëse të Kuvendit marrin pjesë 23 subjekte politike me 917 kandidatë.
Buxheti i përgjithshëm i zgjedhjeve kap vlerën mbi 10 milionë euro, ndërsa partitë do të kenë mundësi të shpenzojnë rreth 2 milionë euro gjatë fushatës.




