Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se të gjitha aktivitetet politike të fushatës zgjedhore të Aleancës në këtë qytet janë pezulluar për shkak të vdekjes së të riut Flamur Kuqi.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka bërë të ditur se aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e nesërme sipas agjendës së paraparë.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, duke e cilësuar ngjarjen si të rëndë për qytetin e Suharekë.




