Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi përmbyllës i trajnimit “Ballafaqimi me turma”, ku morën pjesë 65 zyrtarë policorë të NJRSH-së nga disa rajone të Kosovës.
Trajnimi është udhëhequr nga instruktorët e DNJSO-së dhe është zhvilluar në Kampin “Vrella” dhe QNJS “Enver Zymeri”, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.
Në kuadër të aktivitetit është realizuar edhe një skenar praktik për menaxhimin e turmave, i ndjekur nga drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha.




