Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen në trafik dhe aktivitetet policore në vend.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, 21 aksidente me persona të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.
Policia gjithashtu ka njoftuar se janë shqiptuar gjithsej 2076 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit.
Sa i përket masave policore, janë arrestuar 21 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.




