Operacionet Speciale të Kosovo Security Force kanë marrë pjesë për herë të parë në konferencën ndërkombëtare “SOF Week 2026”, e mbajtur në Tampa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ngjarje, që organizohet nga Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së, delegacioni i FSK-së ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të forcave speciale të vendeve aleate dhe partnere.
Pjesëmarrja në këtë konferencë vlerësohet si hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve të operacioneve speciale.




