Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar një raport ku thuhet se 25 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit janë të përfshirë në raste penale.
Sipas IKD-së, 15 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa 13 kanë pasur dënime penale në të kaluarën. Në tri raste, kandidatët kanë pasur njëkohësisht aktakuza dhe dënime penale.
Raporti thekson se Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të kandidatëve me probleme me ligjin, gjithsej 13. AAK dhe Lista Serbe kanë nga tre kandidatë, ndërsa PDK-ja dy.
Sipas të dhënave, veprat penale që dominojnë lidhen me korrupsionin zyrtar dhe përdorimin e armës./EO/




