Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.55 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.
Po ashtu, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.74 euro për litër.




