Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah hoti, ka zhvilluar vizita në disa biznese, ku tha se prodhuesit dhe sipërmarrësit po përballen me sfida të shumta.
Ai theksoi se bizneset janë shtylla kryesore e ekonomisë dhe krijuese të vendeve të punës, duke shtuar se kanë nevojë për bashkëpunim me institucionet dhe jo për neglizhencë.
Hoti kujtoi Pakoja Fiskale 2015 si një shembull pozitiv për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa kritikoi mungesën e dialogut mes qeverisë dhe bizneseve në ditët e sotme.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qasje më bashkëpunuese që nxit investimet dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.




