Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat më të fundit për pagën mesatare në vend, e cila për vitin 2025 ka arritur në 713 euro bruto.
Sipas këtyre të dhënave, paga mesatare është rritur për 247 euro ose rreth 53% krahasuar me fillimin e mandatit 2020–2025. Ndërsa në periudhën 2014–2019, rritja ka qenë rreth 74 euro ose 18%.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se këto të dhëna zyrtare tregojnë një rritje dukshëm më të madhe të pagave gjatë këtij mandati, duke u bërë thirrje mediave dhe analistëve që t’u referohen statistikave zyrtare gjatë raportimeve.




