Tre vjet pas sulmit ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan, ngjarjet e 29 majit 2023 vazhdojnë të konsiderohen ndër episodet më të rënda të tensioneve në veri të Kosovës.
Sipas analizës së zhvillimeve të asaj periudhe, sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s u karakterizua si i organizuar dhe i koordinuar, me përfshirje të rrjeteve kriminale dhe struktura të lidhura me Serbinë.
Në qendër përmendet Milan Radoiçiq, si një nga figurat kyçe të përfshira në aktivitetet destabilizuese në veri.
Ngjarja la të plagosur mbi 30 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa një ushtar hungarez humbi këmbën gjatë përleshjeve.
NATO e ka cilësuar sulmin si të paprovokuar dhe të rrezikshëm për sigurinë e trupave të saj.




