Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Në këtë periudhë janë regjistruar 27 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar 1881 gjoba trafiku. Policia ka arrestuar 12 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.




