Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se partitë politike po hyjnë në zgjedhje me premtime të mëdha, por pa plane konkrete për zhvillimin ekonomik.
Ai tha se në debatet politike mungojnë strategjitë për prodhimin, eksportet, investimet dhe hapjen e vendeve të punës, ndërsa ekonomia dhe sektori privat po mbeten jashtë fokusit.
Shahini theksoi se Kosova ka nevojë për politika me rezultate konkrete dhe jo për premtime pa mbulesë.




