Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka hapur skema të reja mbështetëse për bizneset, përmes KIESA-s, me fokus në zhvillim, inovacion dhe tranzicion të gjelbër.
Sipas MINT-it, gjatë viteve 2022–2025 janë mbështetur qindra biznese në fusha si dixhitalizimi dhe prodhimi. Vetëm për projektin e fuqizimit dixhital kanë përfituar 124 kompani me rreth 5 milionë euro.
Për vitin 2026, ministria planifikon skemën për energji të pastër, ku në total pritet të mbështeten 40 biznese me rreth 1 milion euro, me fokus në efikasitet energjetik dhe investime të gjelbra./EO/




