Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka nisur sot një tur zyrtar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me takime me liderë institucionalë dhe tema të integrimit evropian.
Vizita e tij fillon në Sarajevë, ku do të takohet me përfaqësues të Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa më 2 qershor do të qëndrojë në Tiranë për takime me drejtues shtetërorë dhe studentë të Kolegjit të Evropës në Kampusin e Tiranës. Po atë ditë, ai do të vizitojë edhe Shkupin.
Më 3 qershor, Costa pritet të qëndrojë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime me udhëheqës institucionalë dhe përfaqësues të partive politike.




