Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini ka kritikuar vendimin e Administrata Tatimore e Kosovës për ndalimin e pagesave cash mbi 2 mijë euro, duke thënë se masa do të rëndojë konsumatorët, diasporën dhe bizneset.
Sipas tij, vendimi është i nxituar dhe përfituesit kryesorë do të jenë bankat, ndërsa qytetarët mund të përballen me vështirësi për shkak të kufizimeve në përdorimin e parasë së gatshme.
Shahini tha se luftimi i informalitetit duhet të fokusohet te kontrollet fiskale dhe lëshimi i faturave, jo te kufizimi i pagesave me cash.




