Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.
Viktima është Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinuovi të Italisë.
Sipas një familjari, i ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë. Ai kishte hyrë në lum për t’u larë, por dyshohet se për shkak të rrymave të forta ka humbur jetën./EO/




