Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2,099 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 27 aksidente trafiku me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se 26 persona janë arrestuar, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




