Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është 1.48 euro për litër, që është 4 centë më pak krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.41 euro për litër, ndërsa gazi me 0.72 euro për litër.
Çmimet janë përcaktuar në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve në vend.




