Kandidati për deputet nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme ligjore për kontrollin e njehsorëve elektrikë dhe rregullimin e sektorit të energjisë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se energjia është një nga sektorët ku abuzimi dhe keqmenaxhimi kanë dëmtuar qytetarët dhe ekonominë, duke kërkuar verifikim të plotë të njehsorëve dhe veprim institucional bazuar në gjetjet.
Ai ka kritikuar edhe rritjen e vazhdueshme të tarifave të energjisë, duke thënë se mungon transparenca dhe llogaridhënia në vendimmarrje.
Hoti ka përmendur gjithashtu nevojën për rikthimin e projekteve strategjike energjetike dhe forcimin e mbikëqyrjes institucionale në këtë sektor.




