Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje që lidhen me organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë miratimi i grupit të dytë të organizatave vëzhguese, emërimi i anëtarëve të ekipeve të numërimit në qendrat komunale, plotësimi i vendeve të lira në këshillat e vendvotimeve, si dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për votuesit me nevoja të veçanta.
Po ashtu, KQZ do të shqyrtojë edhe stafin rezervë të këshillave të vendvotimeve dhe stafin asistues në përfaqësitë diplomatike.




