Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut, më 1 dhe 2 qershor 2026 është organizuar aksioni për dhurimin e gjakut në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Në këtë aksion morën pjesë 298 kadetë të rinj policorë, si dhe staf i Policisë së Kosovës që shërben në AKSP.
Ky aktivitet u vlerësua si kontribut i rëndësishëm human, që promovon solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer komunitetit, duke ndihmuar pacientët në nevojë.




