Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, në një konferencë për media ka folur për mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ai ka theksuar se BE ka qenë dhe mbetet donatori më i madh për vendin.
Sipas tij, deri tani Bashkimi Evropian ka investuar rreth 3.7 miliardë euro në Kosovë, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si arsimi, infrastruktura, energjia, mjedisi, zhvillimi i bizneseve, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
Costa ka theksuar se këto investime janë dëshmi e angazhimit afatgjatë të BE-së në zhvillimin e Kosovës dhe afrimin e saj me institucionet evropiane.
Ai gjithashtu ka shtuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë dhe të rrisë mbështetjen, duke nënvizuar bindjen se e ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane.




