Dy shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, Shqipëri, pas një incidenti në det.
Sipas policisë, pesë kosovarë kishin hyrë në det për t’u larë, por janë përfshirë nga dallgët e forta dhe kanë rrezikuar mbytjen. Falë ndërhyrjes së qytetarëve dhe policisë, tre prej tyre janë nxjerrë dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa dy kanë humbur jetën.
Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar rastin dhe kanë nisur procedurat përkatëse.




