Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas një kërcënimi që thotë se e ka pranuar në rrjete sociale, ku është përdorur gjuhë linçuese dhe është kërkuar “pushkatimi” i tij. Ai ka theksuar se heshtja përballë kësaj gjuhe nuk duhet të jetë më opsion.
Gucati ka kujtuar edhe përvjetorin e plagosjes së tij gjatë luftës në Malet e Berishës, duke thënë se shenjat në trupin e tij dëshmojnë sakrificat e asaj kohe. Ai shtoi se mbetet krenar për rrugën e tij dhe se kërcënimet virtuale nuk e lëkundin.




