Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë takuar në Prishtinë Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Gjatë takimit është diskutuar për hapat që Kosova duhet të ndërmarrë drejt integrimit evropian, përfshirë avancimin drejt statusit të vendit kandidat në BE dhe zbatimin e Planit të Rritjes. Ata theksuan nevojën për institucione stabile dhe të përgjegjshme, të përkushtuara ndaj rrugës euro-atlantike.




