Në Rahovec është raportuar një rast i dyshuar i dhunës në familje, ku një e mitur është paraqitur në stacionin policor me gjakderdhje në fytyrë, duke ngritur dyshime për një konflikt familjar. Ajo është shoqëruar në Polici nga gjyshi i saj dhe rasti është trajtuar menjëherë nga autoritetet.
Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit në prani të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale, e mitura ka deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje gjyshi e ka kapur për flokësh, por ka mohuar se është goditur fizikisht. Me vendim të Prokurorit është iniciuar procedurë hetimore për “Dhunë në familje”, ndërsa e mitura është kthyer në familje.




