Çmimet e naftës shënuan rënie të enjten, pasi marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Libanit rriti pritjet për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe përparim në bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Nafta Brent ra në 96.92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti në 95.24 dollarë për fuçi, duke humbur një pjesë të fitimeve të regjistruara më herët gjatë javës.
Tregjet reaguan pozitivisht ndaj sinjaleve për stabilizim në rajon, veçanërisht pas njoftimeve se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e armëpushimit. Kjo ka shtuar shpresat për avancim të negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Ndërkohë, të dhënat e fundit nga SHBA-ja tregojnë se rezervat e naftës kanë rënë ndjeshëm gjatë javës së kaluar, një zhvillim që zakonisht mbështet çmime më të larta në treg./EO/




