Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur në takim Krye-Këshilltarin Financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tobias Adrian, ku u diskutuan zhvillimet në sektorin financiar dhe prioritetet strategjike të Kosovës.
Në takim u vlerësua stabiliteti i sistemit financiar në vend, duke theksuar se ai mbetet i kapitalizuar dhe likuid, ndërsa u diskutua edhe forcimi i mbikëqyrjes financiare, digjitalizimi dhe modernizimi i tregjeve financiare.
Po ashtu, palët shkëmbyen mendime mbi sfidat e ekonomisë globale dhe rëndësinë e politikave të kujdesshme për vendet e vogla dhe të hapura si Kosova.
BQK dhe FMN riafirmuan bashkëpunimin e tyre në funksion të forcimit të stabilitetit financiar dhe avancimit të reformave institucionale.




