Dy persona kanë arritur të largohen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur shpejt nga Policia e Kosovës dhe janë kthyer në institucion.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 21:28, kur zyrtarët korrektues kanë njoftuar policinë për ikjen e dy personave nga qendra.
Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, duke i rikthyer më pas në Qendrën Korrektuese në Lipjan.




