Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është hapur procesi i aplikimit për certifikimin e ofruesve të arkave fiskale digjitale.
Sipas njoftimit të tij, të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që dëshirojnë të ofrojnë arka fiskale digjitale për bizneset (SEF) tashmë mund të aplikojnë për t’u certifikuar përmes platformës përkatëse.
Murati e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar hapjen e këtij procesi për bizneset dhe operatorët e interesuar.




