Gjatë incidentit është përdorur edhe mjet i mprehtë, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i lënduar dhe ka marrë trajtim për plagë të lehta trupore.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se fillimisht është raportuar për një konflikt mes disa personave, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së më shumë individëve.
Forcat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur mbledhjen e provave dhe deklaratave për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.




