Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë në Shqipëri kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit ka hyrë sot në ditën e pestë.
Protestuesit janë zhvendosur nga sheshi “Skënderbej” dhe janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar reagim nga institucionet qendrore lidhur me shqetësimet e tyre.
Qëllimi kryesor i lëvizjes mbetet anulimi i plotë i projektit të parashikuar në këtë zonë, ndërsa protestuesit shprehen se ndërhyrjet e planifikuara përbëjnë rrezik serioz për ekosistemin lokal dhe mjedisin në përgjithësi.




