Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi më 4 qershor 2026.
Sipas përditësimit të fundit, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar me nga 2 centë për litër krahasuar me një ditë më parë. Çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.51 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.43 euro për litër.
Ndërkohë, gazi ka shënuar një ulje të lehtë prej 1 centi, me çmimin maksimal të lejuar prej 0.71 euro për litër.
Çmimet e reja vlejnë nga ora 10:00 e datës 4 qershor dhe do të mbeten në fuqi deri në publikimin e përditësimit të radhës nga ministria.




