Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Mitrovicë të Veriut është pranuar një vendim komunal për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”, për çka njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, pas njoftimit për procedurat ligjore dhe pritjen e vendimit nga MAPL, në vendngjarje kanë arritur zyrtarë komunalë dhe një grup personash, në mesin e tyre kryetari i komunës dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Policia bën të ditur se, pavarësisht urdhrave për ndalimin e dëmtimit të objektit publik, është tentuar ngjyrosja e tij, me ç’rast janë shoqëruar dy persona në stacion policor për procedura të mëtejme.
Më pas, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe ndaj tyre është shqiptuar kundërvajtje për vandalizëm.




