Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një analizë të programeve zgjedhore të partive politike, ku thuhet se asnjë parti nuk paraqet reformë të plotë në sistemin e drejtësisë.
Sipas IKD-së, programet e partive mbeten kryesisht deklarative dhe nuk ofrojnë plane konkrete për reforma në sundimin e ligjit, vetingun apo zbatimin e strategjive ekzistuese.
Po ashtu, raporti thekson mungesën e trajtimit të pavarësisë së mediave dhe mangësi serioze në fushën e transparencës dhe llogaridhënies, duke vlerësuar se këto elemente janë të domosdoshme për qeverisje të mirë dhe besim institucional./EO/




