Karabinierët e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar një stërvitje me qitje në Voloire Range për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe gatishmërinë operacionale.
Sipas KFOR-it, trajnimet e rregullta ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe përgatitjen e personelit për kryerjen e detyrave në mbështetje të misionit. KFOR-i thekson se mbetet i përkushtuar për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX.




