Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Mustafa, ka kritikuar qeverinë për mungesën e investimeve në sektorin e energjisë, duke thënë se kjo ka rritur varësinë nga importet dhe kostot për qytetarët.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për kapacitete të reja prodhuese dhe siguri energjetike, duke e lidhur këtë edhe me debatin për projektin e gazit amerikan.
Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se qeveria nuk ka sjellë projekte të reja zhvillimore dhe e quajti të pajustifikueshëm refuzimin e gazit amerikan, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për energjinë dhe partneritetin me SHBA-të./EO/




