Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke vlerësuar ditën e votimit si dëshmi të pjekurisë demokratike në Kosovë.
Ai tha se qytetarët kanë votuar qetë dhe në mënyrë demokratike, duke e cilësuar procesin si “festë të demokracisë”.
Abdixhiku falënderoi gjithashtu institucionet zgjedhore dhe mbështetësit e LDK-së, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është fryt i besimit qytetar dhe angazhimit politik.
Sipas tij, LDK ka shënuar rritje në këto zgjedhje dhe ka dalë më e konsoliduar për të ardhmen politike.




