Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve dhe procesit demokratik.
Ai ka thënë se zgjedhjet janë një festë për popullin dhe një mundësi për shprehjen e lirë të vullnetit qytetar, duke theksuar se Kosova po zhvillon një proces demokratik dhe të rregullt zgjedhor.
“Zgjedhjet janë festë e demokracisë… sot presim zgjedhje të mira dhe demokratike”, u shpreh Abdixhiku.
Ai ka falënderuar komisionarët, vëzhguesit, Policinë e Kosovës, Prokurorinë, KQZ-në dhe mediat për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit, duke shtuar se çdo votë ka rëndësi dhe se pret pjesëmarrje të lartë të qytetarëve.




