Në orët e para të 7 qershorit 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Më vonë, nga ShSKUK është konfirmuar se drejtuesi i automjetit, një 22-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.




