Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve po monitorohet nga afër me katër ekipe vëzhgimi.
Përmes një video-mesazhi, ai tha se deri tani gjithçka është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa probleme serioze, sipas vëzhgimeve në qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinë.
Rudolph theksoi se ekipi gjerman është pjesë e misionit të vëzhgimit të koordinuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa shtoi se presin me interes rezultatet e zgjedhjeve në mbrëmje.




